Google ADS

Dalin detaje nga Mercedesi i parë tërësisht elektrik

10:05 | 30 Gusht 2018
A. B.

Makina e parë tërësisht elektrike nga Mercedes, do të prezantohet më katër shtator.

Kur kanë mbetur edhe një javë deri në prezantimin zyrtar, prodhuesi gjerman ka treguar edhe detaje tjera të modelit EQC.

Pasi të ketë treguar këtë EV tërësisht elektrik, teksa testohej nëpër terrene të vështira ën mot të nxehtë, me shtresë të rëndë kamuflazhi, kësaj radhe Mercedes ka zbuluar më shumë.

Modelit nga Generation EQ, i janë shfaqur nga afër dritat e pjesës së përparme, si dhe një pjesë e grillit gjigant. Dritat e pjesës së pasme janë shfaqur pjesërisht, ndërsa ka ende shtresën për kamuflazh.

Pritet të shihet nëse Mercedes-Benz EQC do t’i arrijë pritshmërinë dhe të jetë në gjendje të konkurrojë me shënjestrën kryesore Audi e-tron.

Deri javën tjetër, kur pritet të prezantohet zyrtarisht në Stokholm të Suedisë, mund të kemi edhe lajme dhe detaje tjera prej kësaj makine.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme