Google ADS

Zbulohet shkaku, pse humbi jetën pushuesi rumun në Vlorë

10:04 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Në momentin që ka hyrë në det, rumuni ka ndjerë shqetësime dhe ka kërkuar ndihmë te familjarët e tij.

Në vendngjarje, pas lajmërimit, shkoi autoambulanca, por gjatë transportit në spital, 63-vjeçari ka ndërruar jetë.

Mësohet se turisti ka pësuar një goditje në zemër (infarkt, sapo ka hyrë në kontakt me ujin e detit, ndërsa nga spitali i Vlorës konfirmohet se familjarë të tij kanë bërë me dije se 63-vjeçari kishte probleme në zemër prej disa vitesh.

Rumuni K.U. prej disa ditësh ndodhej në Vlorë për të kaluar pushimet e verës së bashku me familjen e tij./panorama

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme