Shefi i shtetit, Gjorge Ivanov, nuk do të mundet të votojë “për” ose “kundër” në referendumin e 31 shtatorit, pasi që do ta përfaqësojë Maqedoninë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kumtojnë nga Kabineti i Presidentit.
“Mungesa e tij në shtet është rezultat i “sistemit të rotacionit” i cili është caktuar paraprakisht. Pra sipas së njëjtës, një vit shkon në Nju Jork kryeministri, ndërkaq vitin tjetër shefi i shtetit”, thonë nga Kabineti, njofton Portalb.mk.
Ndryshe, presidenti Ivanov është kundër Marrëveshjes me Greqinë, e cila parasheh ndryshimin e emrit kushtetues dhe disa ndryshime tjera kushtetuese me qëllim që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...