Daçiq sikurse Thaçi: Kosova ka humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve

09:34 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po pretendon se Kosova e ka humbur mbështetjen nga faktorët ndërkombëtarë. Këtë ai e lidh me bisedimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kancelarës gjermane, Angela Merkel.

Sipas tij mbështetja që iu dha gjetjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë është dëshmi që gjërat kanë ndryshuar në favor të Serbisë.

“Ka një ndryshim të madh dhe dëshmi se gjërat kanë ndryshuar, por ne ende kemi një luftë të vështirë dhe nga ato që ende duhet të ndikohet, Gjermania është më e rëndësishmja”, tha kryediplomati serb për Blic.

“Prishtina ka humbur mbështetjen, nuk ka më një qëndrim se gjithçka është zgjidhur. Ata nuk e kuptojnë këtë assesi, kështu që ata i kuptojnë aq mirë të gjitha këto deklarata nga bota, si dhe tërheqjen e njohjeve”, shtoi ai

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme