Google ADS

Mogherini: Takim të vështirë me Thaçin e Vuçiqin më 7 shtator

08:28 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë të mërkurën se pret “negociata të vështira, por të mundshme” drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel javën ardhshme.

Mogherini këtë deklaratë e dha pas takimit me presidentin austriak në Vjenë, Alexander van der Bellen.

“Patëm mundësinë e shkëmbimit të qëndrimeve tona në lidhje me kontaktet e fundit që ai i pati në veçanti mbi dialogun Beograd-Prishtinë. Mbështetja që Austria po e jep, dhe ai personalisht, ndaj këtij ushtrimi të vështirë, por premtues, është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë Mogherini pas takimit, raporton Koha.net.

“Do të zhvilloj një takim të ri mbi dialogun me të dy presidentët [të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe [të Kosovës, Hashim] Thaçi në Bruksel të premten e javës së ardhshme, më 7 shtator. Do të vazhdojmë me bisedime të vështira, por siç kam thënë, të mundshme drejt një marrëveshjeje ligjërisht obliguese”, theksoi Mogherini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme