Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, organizojnë sot marshin përkujtimor.
Marshi Përkujtimor, do të fillojë në nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar me ecjen gjatë tërë Bulevardit ‘Nënë Tereza’, dhe për të arritur te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur përballë Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Marshi Përkujtimor, do të përfundojë me Ceremoninë e vendosjes së luleve pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, çështja e mbi 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur, ndërkohë që familjarët e të pagjeturve dhe shoqëria kosovare vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.
Që nga viti 2008, YIHR KS është duke kërkuar përkushtim dhe angazhim më të madh nga institucionet relevante për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë për personat e pagjetur nga të gjitha komunitetet.
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...