Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova do të vizitojë sot Gjilanin për t’u takuar me kryetarët e komunave të Gjilanit, Ranillugut, Parteshit-Pasjanit, Kllokotit-Vërbovcit, Kamenicës dhe Vitisë.
Vizita është pjesë e kontakteve të rregullta me publikun të ambasadores Apostolova anembanë Kosovës dhe mundësi për të mësuar më shumë për gjendjen në regjion, për të ofruar mbështetje për iniciativat e bashkëpunimit lokal, në veçanti ato që promovojnë tolerancën multietnike, si dhe për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të përbashkët.
Deri tani, BE-ja ka investuar 40 milion euro në zhvillimin e këtyre shtatë komunave.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad