Google ADS

Macron: Siguria evropiane nuk duhet të varet më nga SHBA

23:37 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar një përpjekje të re për një projekt evropian të mbrojtjes, duke thënë se siguria e kontinentit nuk duhet më të varet nga Shtetet e Bashkuara.

Macron i bëri këto komente në konferencën vjetore të ambasadorëve francezë në Pallatin Elysee në Paris, transmeton portali arbresh.info.

Macron tha se “varet nga ne” të garantojnë sigurinë e Evropës dhe rrjedhimisht sovranitetin e saj.

Ai tha se diskutimet mbi bashkëpunimin në mbrojtje duhet të përfshijë të gjitha shtetet evropiane dhe Rusinë, me kushtin që të bëhet progres me Moskën mbi Ukrainën.

Macron bëri thirrje gjithashtu për diskutime tregtare që do të mbahen në mes të SHBA-së, Evropës, Kinës dhe Japonisë në nëntor në Paris./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme