Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata që po thonë se me ridefinim të kufijve, humb Kosova, e kanë gabim.
Madje, siç thotë Murati, ata po shkaktojnë panik, po përpiqen të tmerrojnë njerëzit dhe po dezinformojnë qëllimshëm.
Postimi i plotë:
Po thonë me ridefinimin e kufijve, Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.
Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:
– Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);
– Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;
– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk është luajale me të.
– Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen.
E çka fiton Kosova:
– Fiton Kosovën Lindore
– Fiton funksionalitetin e shtetit
– Fiton sovranitetin e plotë.
– Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.
– Fiton paqen e stabilitetin.
– Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.
– Fiton mundësin për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...