Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë të mërkurën se pret negociata “të vështira, por të mundura” për një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, javën e ardhshme.
Më herët, të mërkurën, Mogherini ka mbërritur në Vjenë, ku ajo do të kryesojë një takim joformal dyditor, me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që pritet të fillojë të enjten.
“Unë do të kem një sesion të ri të dialogut me të dy presidentët, [atë të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, dhe [atë të Kosovës, Hashim] Thaçi, në Bruksel, të premten e javës së ardhshme, më 7 shtator”, është shprehur Mogherini.
“Ne do të vazhdojmë me bisedime të vështira, por, siç kam thënë, të mundura, për një marrëveshje obliguese ligjore”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE’së.
Ajo i ka thënë këto deklarata pas bisedimeve me presidentin e Austrisë, Alexander van der Bellen, bën të ditur Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm. /Express/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...