Rangers janë shumë pranë blerjes 2.5 mln euro të sulmuesit anësor shqiptar Eros Grezda nga Osijek, këtë e ka konfirmuar Steven Gerrard.
23-vjeçari aktualisht është duke kryer vizitat mjekësore dhe pritet t’i bashkohet ish-shokut të ekipit te Ibrox Borna Barisic.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan pasi ai mund të kontribuojë në fazën sulmuese,” shprehet Gerrard.
“Ai është shumë i shpejtë, shumë direkt dhe ka eksperiencë ndërkombëtare. Gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj që ai të japë një kontribut të madh te ne.”
Gerrard ka zbuluar se kanë qenë Barisic dhe Katic, që janë ndeshur me Grezdën kur ishin te Slaven Blupo, besojnë se ai ishte lojtari më i mirë i Osijek sezonin e kaluar.
Grezda pritet të jetë rekruti i 13-të i Gerrard në merkaton e verës.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...