Filloi takimi i liderëve të partive politike që japin përkrahje për referendumin e 30 shtatorit dhe proceseve që çojnë në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Në takim ku mbahet me iniciativën e Kryeministrit dhe Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, marrin pjesë Kryetarët e BDI-së, PDSH-së, partia socialdemokrate e re, Lidhjes Demokratike, “Të bashkuar për Maqedoninë”, PAM, Dinjiteti, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Tito Petkovski, Liljana Popovska, Pavla Trajanov, Lube Boshkovski, Fijat Canovski, Stojançe Angellov dhe të tjerë.
Temë në takim, siç ishte informuan LSDM-ja, është referendumi dhe qëllimi më i rëndësishëm shtetëror-politik: rruga euro-atlantike e Republikës së Maqedonisë, prioritetet ku varet e ardhmja e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para fillimit të takimit, i cili mbahet në hotelin “Holday In”, Zaev tha se janë të ftuar edhe Kryetarët e partive politike që kanë qëndrime pro-evropiane, përkrahin anëtarësimin e NATO-s dhe referendumin. Ai theksoi se Maqedonisë i duhet koalicion kombëtar për çështje të rëndësishme siç është kjo.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...