Google ADS

Kuvendi i Maqedonisë nesër do ta vazhdojë seancën e 58

20:13 | 29 Gusht 2018
V. S.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi këtë pasdite mbaroi punën e seancës së 58-të, që kur u sollën vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në pjesëmarrje tek misionet paqësore në Afganistan dhe Liban. Vazhdimin e seancës e caktoi nesër pasdite.

Më herët, Kuvendi i Maqedonisë me 61 vota “për” dhe katër vota kundër emëroi ish deputetin Petar Atanasov për zënvedës Ministër të Arsimit dhe Shkencës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme Kuvendi verifikoi mandatin e Snezhana Kolevska Baçevska për deputetet të LSDM-së, në vend të Petar Atanasovit.

Kuvendi në seancën e sotme me procedurë të përshpejtuar solli disa ligje./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme