Google ADS

Antibiotikët dështojnë në të paktën 15 për qind të rasteve

18:52 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Sipas një studimi të ri nga hulumtuesit në Universitetin Cardiff në Britani të Madhe, antibiotikët janë duke u bërë gjithnjë e më pak efektivë në shërimin e sëmundjeve.

Studimi zgjati për 20 vjet, dhe ai përdori të dhënat nga Clinical Practice Research Datalink, një nga organizatat më të mëdha të Britanisë së Madhe për kujdesin primar.

Gjatë studimit, studiuesit vunë re se antibiotikët e përshkruar nga mjekët e kujdesit primar po funksiononin gjithnjë e më pak çdo vit. Norma mesatare e dështimit u rrit nga 13.9 për qind në 15.4 për qind.

“Një shembull i kësaj rritjeje mund të vërehet në normat e dështimit të trimetoprimës, të përdorur zakonisht për t’i trajtuar infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes, të cilat ishin ngritur për 40 për qind gjatë periudhës së trajtimit”, raporton MNT.

Hulumtuesit pohojnë se antibiotikët janë duke u bërë më pak efektivë, ndërkohë që mjekët mbështeten në to për trajtim gjithnjë e më shumë dhe mikrobet po adaptohen për t’i mbijetuar efektet e tyre.

“Pa veprim urgjent dhe të koordinuar nga ana e shumë akterëve, bota po shkon drejt një epoke post-antibiotike, në të cilën infeksionet e shpeshta dhe lëndimet e lehta të cilat kanë qenë të shërueshme për dekada dikur mund të vrasin”, tha dr. Keiji Fukuda nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në prill të këtij viti.

Fukuda thotë se kërcënimi vlen për të gjitha vendet, dhe jo vetëm vendet me më pak qasje në kujdesin mjekësor.

Shumë raporte gjithashtu tregojnë se sasia e antibiotikëve e cila merret rastësisht duke e ngrënë mishin e kafshëve që janë trajtuar me antibiotikë, kanë ndikuar edhe më shumë në zbehjen e efektivitetit të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme