Google ADS

PSG heq dorë nga ylli i Milanit

18:16 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Paris Saint Germain ka hequr dorë nga transferimi i Ricardo Rodriguez.

Negociatat e tej zgjatura dhe dështimi për të arritur një marrëveshje me Milanin, kanë bërë që kampionët e Francës të heqin dorë nga ideja e transferimit të mbrojtësit të Zvicrës, raportojnë mediet franceze.

Skuadra e Thomas Tuchel, tani është fokusuar në mbrojtësin e Bayern Munich, Juan Bernat.

25 vjeçari është pjesë e Bayernit që nga viti 2014, ku ka regjistruar 75 ndeshje, duke shënuar edhe tri gola

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme