Google ADS

Fillon protesta kundër Aleksandër Lumezit (LIVE)

18:13 | 29 Gusht 2018
V. S.

Dhjetëra qytetarë iu janë bashkuar thirrjes së shoqërie civile për të protestuar për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi.

Protesta e cila u thirr nën patronazhin e qytetarit të pavarur ka filluar dhe është duke vazhduar drejt objektit të prokurorisë së shtetit.

Sot është protesta e dytë e cila po mbahet pas protestës e cila u mbajt javën e kaluar.

Kjo protestë erdhi pas dorëheqjes së prokurorit special, Elez Blakaj, i cili tha se ka qenë i kërcënuar dhe i frikësuar gjatë hetimeve për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme