Qeveria në seancën e sotme e miratoi Konceptin e strukturës kombëtare për udhëheqjen e procesit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi koordinatori i Republikës së Maqedonisë për NATO Stevo Pendarovski, në strukturën kombëtare ka tri pjesë. Në nivelin më të lartë politik do të ketë Komitet për integrimin në NATO, trupi i dytë është Komiteti punues për integrim në NATO, ndërsa trupi i tretë është Sekretariati për plane operative logjistike.
“Në Komitetin e Integrimit do të jenë përfaqësuesit e të gjitha organeve dhe institucioneve që kanë ndonjë lidhje me integrimin në NATO”, tha Pendarovski, duke shtuar se ky organ do të kryesohet nga Kryeministri Zoran Zaev.
Trupi i dytë, domethënë Komiteti i Punës, siç shpjegoi Pendarovski, do të zbatojë vendimet e Komitetit të Integrimit Politik.
Pendarovski tha se trupi i tretë është sekretariati i gjithë ekipit, i cili do të jetë përgjegjës për mbështetjen operacionale logjistike të Komitetit të Punës për Integrim në NATO.
“Në disa muajt e ardhshëm Maqedonia duhet të konfirmojë se tërësisht i pranon udhëzimet nga dokumenti bazë me të cilën Aleanca e NATO-s është formuar”, tha Pendarovski./Telegrafi/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...