Dimitrov: Politikanët mund të jetojnë edhe me kontest të pazgjidhur

15:45 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Politikanët mund të bëjnë tërë karrierën dhe të jetojnë me kontest të pazgjidhur, ndërkaq munden edhe të përkushtohen dhe ta zgjidhin, duke mbrojtur më të rëndësishmen për të dyja palët, për qytetarët dhe shtetet e tyre që të jetojnë më mirë, ka porositur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, duke folur përpara Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (PE), në agjendën e së cilës në lexim të parë është rezoluta e PE-së për Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

Në takimin e sotëm, Dimitrov përpara anëtarëve të Komitetit ka elaboruar për aktualitetin në në Maqedoni, me rastin e referendumit që do të mbahet në fund të shtatorit dhe për zbatimin e reformave kyçe në vend dhe për përgatitjet e procesit të skriningut me Komisionin Evropian.

“Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra ose dhurata të pamerituara. Por, do të dëshironim që rrëfimet e suksesshme dhe mundësitë të valorizohen dhe shfrytëzohen në mënyrë përkatëse, veçmas në kohën kur rajonit, por edhe më gjerë i duhen shembuj të tillë”, porositi Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë shprehi falënderim për mbështetjen dhe qasjen konstruktive të Parlamentit Evropian në procesin e bisedimeve hyrëse të Maqedonisë me BE-në, e reflektuar mes tjerash edhe nëpërmjet procesit Zhan Mone në bashkëpunim me Kuvendin e Maqedonisë, por edhe në rezolutat për Maqedoninë.

Dimitrov ka realizuar takim edhe me euro-deputetët Udo Bulman (udhëheq në grupin e socialistëve dhe demokratëve në PE), Andrej Kovaçevin (zëvendës-udhëheqës i grupit të PPE), Ivo Vajgël (raportues për Maqedoninë në PE), Johanes van Balen (kryetar i Grupit të Miqve të Maqedonisë në PE)m por edhe Dejvid Mek Alister.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme