Në një letër të hapur drejtuar përfaqësueses së Lartë të BE për Punë të Jashtme, Politikë dhe Siguri, Federica Mogherinit, tre ish-diplomatët e lartë evropianë, Calr Bildt, Paddy Ashdwon dhe Christian Shwarz Schilling, kanë ngritur alarmin rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se një gjë e tillë do të thellojë konfliktet në rajon dhe duhet të hidhet poshtë menjëherë, shkruan Gazeta Express.
Ata thonë se deklarimet e BE-së, se mund të përkrahin një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë shqetësuese, ndërkohë thonë se një marrëveshje e mundshme për ndryshim kufijsh mund të keqpërdoret nga politikanët nacionalistë.
“Si ish-përfaqësueses të lartë për Bosnje dhe Hercegovinës, ne jemi thellësisht të shqetësuar me qëndrimet e bëra kohët e fundit nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, ku thuhet se BE-ja mund të jetë e gatshme të mbështesë një marrëveshje ndërmjet presidentit Vuçiq dhe Thaçi, që përfshinë dhe shkëmbimin e territorit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes ‘korrigjimeve kufitare’.
Ne e njohim mirë rajonin, për të nuhatur se lëvizja e kufijve nuk do të zgjidh ndarjet, do t’i thellojë ato. Edhe pse çështja e Kosovës nuk mund të krahashohet me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, ne kemi njohuri të mjaftueshme për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, për të konkluduar se një gjë e tillë do të keqpërdoret nga politikanët nacionalistë, për të sfiduar edhe më tej kufijtë dhe për ta destabilizuar e vendeve tjera të rajonit.
Ne e dimë BE-në dhe Evropën mjaftueshëm për të thënë se historia e përgjakshme na ka mësuar se paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur mësohemi të jetojmë në vende shumë etnike. Në vend se të ri-vizatojmë kufijtë për të krijuar shtet një etnike, ne mund të themi se nuk duhet të mendojmë për një politikë e cila ka shumë gjasa të na dërgojë përsëri në ndarjen dhe ndezjen e konfliktit në Ballkan.
Ne dyshojmë se kjo rrezikon edhe prishjen e unitetit, si në Maqedoni dhe Bosnje. Prandaj ju bëjmë thirrje që këto propozime të hidhen poshtë sa më parë të jetë e mundur”, thuhet në letër.
Ndryshe Ashdwon ditë më parë në një intervistë për ‘Dnevni Avaz’, ka thënë se prekja e kufijve dërgon në një luftë të re në Ballkan.
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...