Google ADS

Kërkohet dënim me vdekje për përdhunuesit

14:57 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Ky dordolec i varur në litar tërhoqi vëmendjen e banorëve të qytetit turistik të Jesolos në Itali.

“Dënim me vdekje për përdhunuesit” ishte pankarta me të cilën e shoqëronte manikinin Forza Nuova Veneto.

Dordoleci u shfaq në rrugët e Jesolos mbrëmjen e së martës së 28 gushtit teksa fotoja e saj u publikua dhe në Facebook.

Nisma vjen disa ditë pas përdhunimit në plazh të një vajze 15-vjeçare. Si autor i ngjarjes është arrestuar senegalezi 25-vjeçar, Mohamed Gueye.Image

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme