Si të sillesh pasi je takuar me ish-in?

13:56 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Disa këshilla atëherë kur nuk di nga t’ia mbash.

E mban mend mirë kur i dashuri të la? Ai ndoshta mendon se je ende një njeri i dëshpëruar dhe i demoralizuar dhe pa respekt për veten. Por, duke mos qenë në kontakt për një kohë të gjatë, ai natyrisht do të të pyesë çfarë ka ndodhur me ty përgjatë kësaj periudhe.

Dalëngadalë ai ka filluar t’i harrojë imazhet e tua, por edhe gjestet e natyrshme që dikur i ka adhuruar. Kështu, që ai të fillojë t’i kujtojë dalëngadalë gjërat që ka pëlqyer tek ty, duhet të sillesh e matur që ai të kujtojë sa shumë ka humbur.

Bisedo natyrshëm

Pas një kohe të gjatë që nuk keni qenë në kontakt, ju do të bisedoni normalisht për gjërat e përditshme, punët etj., pa dalë asnjëherë në thelb të temës: je në një lidhje tjetër? Kjo është pyetja normale që do të donit të bënit të dy, por nuk do të tregojë aspak ndryshime pozitive për ty.

Trego se je më e organizuar me veten

Kjo do të thotë që pas ndarjes, gjërat kanë filluar të të ecin mirë. Një rritje në detyrë, ekonomi më e mirë, pushime me miqtë kanë ndikuar pozitivisht në jetën tënde. Tashmë, pas këtyre muajve, trego se nuk je më ajo vajza kokulur dhe e dërrmuar nga një ndarje.

Mbaj parasysh që kthimi me të nuk është e vetmja zgjidhje

Ndoshta ka ende një ndjenjë mes jush, por ai nuk duhet ta dijë kaq shpejt këtë. Para këtij kontakti, ju të dy duhet të kuptoni që ndoshta të qenit bashkë është një vendim i mirë, por ky është një test i cili edhe mund të dështojë sërish në të ardhmen. Edhe nëse kthimi pas nuk është i mundur, ka mundësi të pafundme në botë për të gjetur dashurinë dhe lumturinë e vërtetë.

Jepi vetes dhe ish-it hapësirë

Të pasurit hapësirë në një marrëdhënie është një nga pikat më problematike mes shumë çifteve. Por pas këtij kontakti, secili nga ju duhet të kuptojë dhe respektojë me ftohtësi se kjo është mënyra më e mirë për partnerin nëse do që ai të rikthehet.

Shmang kontaktin me mesazhe

Për të rivendosur kontaktin me ish-in ka gjithsej dy mënyra: letra, email-e ose mesazhe në telefon (Whapp, Viber etj). Të fundit, është e mira t’i shmangësh. Për të vendosur edhe një herë një urë komunikimi, këshillohet ai me email-e, sepse është një komunikim që vendos distancë, ndryshe nga mesazhet në telefon. Edhe në rast se përdor këtë të fundit, është mirë të shmangësh mesazhe të tipit “më ka marrë malli”, “të dua”, “dua të kthehesh në jetën time” etj. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme