Google ADS

Gjermania largon statujën e Erdoganit pas protestave të banorëve

12:56 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Shteti gjerman ka larguar të mërkurën statujën ngjyrë ari të presidentit turk, Erdogan, e cila ishte vendosur në një shes të qytetit Wiesbaden.

Ky vendim i autoriteteve gjermane kishte ardhur pas reagimeve të ashpra të banorëve që jetonin në afërsi të sheshi ku ishte vendosur statuja.

Kjo statujë e Erdoganit ishte vendosur përgjatë një organizimi artistik të quajtur ‘Wiesbaden Biennale”.

Disa që kishin protestuar, e kishin mbushur me grafitë statujën e Erdgoanit, duke shkruar ‘Turkish Hitler’, transmeton Gazeta Express, raporton Reuters.

Policia gjermane ndërkohë ka thënë se statuja është larguar për arsye se vihej në pikëpyetje edhe siguria e njerëzve.

Në Gjermani jetojnë rreth 3 milionë turq, ndërkohë Erdogan do ta vizitojë Berlinin me 27 dhe 28 shtatorë, për të diskutuar rreth zgjidhjes së një sërë problemesh me Gjermaninë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme