Google ADS

Qeveria e Maqedonisë shqyrton kontrollin e përbashkët me Shqipërinë në të dy anët e vendkalimit në Qafëthanë

12:44 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë sot në seancë do ta shqyrtojë informacionin për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta me Shqipërinë në vendkalimin kufitar të Qafëthanës në të dyja anët, gjegjësisht one-stop shop.
Në seancë, e cila sipas paralajmërimeve do të fillojë në orën 14, ministrat do të debatojnë edhe për rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, si dhe për rregulloren për mënyrën e dhënies së lejes, dokumentacionit të nevojshëm dhe vlerës së shpenzimeve në procedurën e dhënies së lejes për plotësim dhe vendosjen në qarkullim të ujit mineral natyral, ujit nga burimi dhe ujë tjetër të paketuar.

Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtohen disa pika në mesin e të cilave Propozim-ndryshimet e Ligjit për arsimtarë në shkollat fillore dhe të mesme dhe Propozim ndryshimet e Programit për realizimin e zhvillimit të veprimtarisë në standardin e nxënësve për vitin 2018.

Në seancë do të debatohet edhe për propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për fillimin e procedurës për realizim të bisedimeve për arritjen e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në rend dite të seancës së sotme të rregullt qeveritare është edhe raporti vjetor për aktivitetet e ndërmarra dhe progresin e arritur për vendosjen e mundësive të barabarta të grave dhe burrave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017 me rekomandime për vitin 2019.

 

Të ngjashme