Google ADS

Guvernatori i BQK-së do të përkrah Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës

11:51 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku është takuar sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin. Sipas postimit të tij përmes rrjetit social Facebook, ai ka ofruar mbështetje për punën që bën shoqata”, por nuk saktëson se për cilat punë bëhet fjalë.

“Takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmetin, të cilin e njoftova për aktivitetet e fundit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. E vlerësoi lartë punën që kemi bërë dhe më ofroi përkrahje institucionale për të vazhduar më tutje”, ka shkruar Mazreku në profilin e tij në “Facebook”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme