në deklaratën që Merkel ka dhënë në një konferencë për media, pas takimit që pati dje me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ajo tha se integriteti aktual territorial mes Kosovës dhe Serbisë ka “rëndësi me dimensione të mëdha”, dhe tregoi arsyet pse.
Merkel, gjatë konferencës iu referua bisedës që ka pasur me presidentin e SHBA-së Donald Trump për situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se përkrahin bisedimet që kanë një qëllim, porse kërkojnë veprime që nuk lë pasoja në vende tjera.
“Sa i përket telefonatës [me Trump] ne shkëmbyem qëndrimet edhe sa i përket situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ne përkrahim të gjitha bisedimet që qojnë në qëllime, por ne themi në të njëjtën kohë se integriteti territorial se si është krijuar sot ka një rëndësi të veçantë dhe këtë e kam bërë të qartë këtë edhe gjatë vizitës sime në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në malin e Zi. Ne duhet ë jemi të kujdesshëm që veprime në një vend na qojnë në veprime në një vend tjetër. Por unë sigurisht shpresojë që bisedimet në mes të palëve do të përmbyllen”, ka thënë Merkel në një konferencë për media para gazetarëve pas takimit me kryeministrin kroat.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve.
Presidenti Thaçi ka thënë sot përmes një postimi në Facebook se përkrah bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si pjesë të territorit të Kosovës, mirëpo është kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve.
Thaçi e Vuçiq do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...