Facebook shpalosi përfitimet prej 701 milionë dollarëve për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke u rritur për 34% nga viti 2013. Të ardhurat nga reklamat u rritën për 53% në 3.59 miliardë dollarë, thuajse 70% e tyre u arritën nga reklamat tek pajisjet telefonike.
Gjigandi i rrjetit social tha se tani ka 1.39 miliardë përdorues aktiv brenda muajit, një rritje për 13% në krahasim me vitin e kaluar. “Kemi bërë shumë punë brenda vitit 2014,” tha Mark Zuckerberg, transmeton itShqip.
Shifra totale e përfitimeve për vitin e kaluar ishte 2.9 miliardë dollarë, thuajse dyfish nga ajo e vitit 2013.
Megjithatë, shuma e përfitimeve të kompanisë bëri që të ardhurat për dollarë të zbriten nga 44% në 29%, pasi që rrjeti social investoi më shumë në marketing dhe zhvillim.
Sasia që Facebook shpenzoi në marketing dhe zhvillim u trefishua në 1.1 miliardë dollarë në këtë tremujor, meqenëse kompania shpenzoi shuma të konsiderueshme në blerjen e shërbimeve si Instagram, WhatsApp, Oculus Rift si dhe shërbimet për video dhe përmirësim të zërit.
Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për blerjen e shërbimeve të lartpërmendura, Facebook vazhdon ende të qëndrojë më fuqishëm se kurrë duke pësuar gjithnjë e më shumë rritje masive, gjë që po e bënë rrjetin social të pamposhtur./itShqip
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...
Xheneta ia pren Gjestit: Deri në momenti që nuk i thërret tr...
Rama: Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobon...
Kurti dhe Vitia nesër do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fa...
Policia kërkon ndihmën e një gruaje për vjedhje të stolive t...