Organizata e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se pas sulmeve ajrore, ushtarët amerikanë kanë përdorur plumba me uranium ose (DU Bullets), që mendohet se është shkaku kryesor i Leukemisë në të gjithë regjionin, transmeton arbresh.info.
Në një dokument të publikuar nga NYTimes, tregohet se pas bombardimeve të NATO-s në 1999, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar aleatëve të marrin masa të posaçme për të hyrë në Kosovë, sepse municioni që janë duke përdorur ushtarët amerikanë është përzier me Uranium. Ky informacion kishte qenë i njohur vetëm për stafin ushtarak dhe aleatët. Si pjesë e lajmërimit ishte kërkuar që të gjithë ushtarët të përdorin mjetë të posaçme mbrojtës për duke parë nivelin e lart të rrezikut.
Ky dokument i lëshuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan daton nga 1 korriku 1999
Ministri gjerman i mbrojtjes i asaj kohe kishte treguar që trupave gjermane u ishin dhënë instruksione të posaçme gjatë marshimit në Kosovë.
Një lajmërim, po ashtu nga UN tregon që 15 nga paqeruajtësit, që kanë qenë në kontakt me këtë lloj municioni kanë vdekur nga Leukemia.
Këto akuza i kanë mbështetur disa ministra të vendeve të NATO-s, pasi kanë publikuar vetëm fraksione të këtyre instruksioneve nga Ushtria Amerikane.
10 vende Evropiane kanë urdhëruar që të vazhdohen hetimet dhe të gjendët nëse ka lidhje mes sëmundjes dhe përdorimit të municioneve të tilla.
Gjithashtu është konfirmuar se vetëm trupat amerikanë kanë përdoruar municion të tillë gjatë kampanjës 11-javore në Kosovë, ku janë shfrytëzuar 30.000 plumba të tillë.
DUSB (depleted uranium silver bullets) Janë plumba të përzier më Uranium që depërtojnë përtej çelikut dhe janë përdoruar për shkatërrimin e tankeve. Në kontaktin e parë marrin zjarr si pasojë e reaksionit të uraniumit me çelikun
Plumbat DU përdoren nga NATO vetëm në konfliktet e jashtme dhe në vende të botës së tretë.
UN ka gjetur fragmente të këtyre plumbave në Kosovë në vitin 2001/Arbresh.info/
2. Ndërtimi molekular i DU
3. Vendet në Kosovë ku janë përdorur plumbat DU
4. Përdorimi i DU nga NATO në Kosovë
5. Në 2001 kur shkenctarët e NATO-s kanë gjetur gëzhoja të plumbave DU
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur