Google ADS

Dimitrov në Bruksel do t’i referohet referendumit

09:58 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel do të mbajë fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamenti Evropian.

Ai do të njoftojë për përgatitje aktuale për mbajtjen e referendumit, zbatimin e reformave kyçe në vend nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përgatitjet për procesin e skriningut me Komisionin Evropian, me qëllim që për një periudhë të shkurtër të hapet rruga për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komiteti për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian është trup punues i Parlamentit Evropian në të cilën marrin pjesë përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Dimitrov dje kishte takim me zv. sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller me të cilën bisedoi për gjendjen momentale në vend, përgatitjet për referendum dhe zbatimin e reformave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme