Ndonjëherë nuk kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar, për të gatuar ushqimin e duhur ose për të fjetur mjaftueshëm dhe të gjithë ne e dimë se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë ne.
Është e vërtetë se askush nuk mund të jetë produktiv pa një gjumë të mirë gjatë natës. Kur flemë ne rimbushim bateritë tona. Fjetja është e rëndësishme për shëndetin tonë në përgjithësi, është e rëndësishme për trupin tuaj, mendjen dhe çdo funksion vital të trupit. Por cila është kohëzgjatja e gjumit sipas moshës që ka njeriu, ndërsa më poshtë i keni të gjitha rekomandimet:
I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë
Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë
Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë
Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 8 deri në 9 orë
Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 8 orë
Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 6 deri në 7 orë
Këto nuk janë orët e sakta për secilin njeri, sepse secili ka mënyrën e vet të përcaktuar të gjumit që i nevojitet trupit të tij, por, është evidente se nëse flini më pak sesa orët e rekomanduara më lartë, gjasat për të patur probleme shëndetësore rriten.
Këshilla që mund të ju ndihmojnë për ta përmirësuar gjumin.
Mos shikoni TV 1 orë para se të shkoni në gjumë Shmangni alkoolin
Mos pini kafe para gjumit Zhvilloni një rutinë të shëndetshme të gjumit
Qëndroni brenda orarit tuaj të gjumit Zgjedhni dyshekun dhe jastëkun që ju përshtatet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...