44-vjeçari vret veten duke u hedhur nga ura në Gjakovë

09:29 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Një 44 vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga ura e fshatit Meqë në Gjakovë.

Policia ka konfirmuar rastin për Gazeta Express.

“Në rrugën Gjakovë-Klinë në fshatin Meqë një person është hedhur nga ura e lartë 10-15 m. Pas marrjes së informacionit në vend të ngjarjes kanë dal patrullat policore me njësitin e hetimeve dhe janë njoftuar ambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve”, njofton Policia e Gjakovës.

“Në vendngjarje është gjetur viktima pa shenja jete, vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor. Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, por dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje. Inicialet e viktimës N.K, 1974”, thekson PK.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme