OSBE-ja sot prezanton raportin e parë për lëndët e PSP-së

08:52 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Misioni i OSBE-së në Shkup sot do të paraqesë raportin e parë të përkohshëm mbi aktivitetet dhe rastet brenda kompetencave të Prokurorisë Speciale Publike.

Në prezantim është paralajmëruar prezenca e ushtruesit të detyrës shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Geoffry Goldstin dhe prokurores speciale Katica Janeva.

Fjalim do të mbajë edhe ish-gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Mirjana Llazarova-Trajkovska, e cila do të flasë për PSP-në përmes prizmit të praktikës në gjykatat evropiane dhe standardet ndërkombëtare për një gjykim të drejtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme