As Conte dhe as Zidane, pasardhësi i Mou është një emër surprizë

22:07 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Nuk duke se është më një çështje “nëse do të ndodhë”, por “kur do të ndodhë”. Shkarkimi i Jose Mourinho nuk është më një mundësi, por një siguri. Humbja e pësuar kundër Tottenham, me një United që nuk ka arritur të kundërpërgjigjet në pjesën e dytë, ka rritur pakënaqësitë e klubit. Tani kanë filluar të përmenden emrat e trajnerëve të mundshëm që mund të marrin vendin e portugezit në “Old Trafford”.

Sipas “Daily Express”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk po mendojnë për Zinedine Zidane dhe Antonio Conte, por për Roberto Martinez, trajneri i “Djajve të Kuq” të Belgjikës, kombëtarja që zuri vendin e tretë në Kupën e Botës. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një emër të ri, duke parë se krerët e United kanë menduar për të edhe në 2016-ën, pikërisht para se të zgjidhnin Mourinho-n si pasardhës të Louis van Gaal. Në fund nuk është bërë asgjë dhe secili ka shkuar në rrugën e tij.

Tani duket se një histori e ndërprerë para se të fillonte mund të rikthehet. Kjo mundësi është konfirmuar edhe nga dy zëra të rëndësishëm të televizionit anglez. I pari që ka përmendur emrin e Martinez ka qenë opnionisti i njohur Andy Gray, por deklarata e bëra nga ai për “BeIN Sport” janë pritur me të qeshura nga publiku. Më pas ka ardhur edhe mbështetja e kolegut të tij, Richard Keys, që ka konfirmuar zërat pasi ka kontaktuar disa burime afër klubit.

Sigurisht, emri i Martinez nuk është aq tërheqës sa ia i Zidane, por spanjolli e njeh shumë mirë futbollin anglez (10 sezone në ato anë, shtatë në Premier dhe tre në kategoritë inferiore) dhe, pavarësisht se nuk është emri më prestigjioz, mund të jetë ati i duhuri. Por a do t’i mjaftojë kjo tifozëve? /telesport.al/

Të ngjashme