Google ADS

Juventus përgadit 50 milionë euro për Marcelon

21:34 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Juventus duket se nuk ka përfunduar “shopingun” në Madrid.

Pas Cristiano Ronaldos, “zonja e vjetër” i’a ka vënë syrin Marcelos.

Italianët u interesuan për Marcelon edhe gjatë këtij afati kalimtarë por nuk patën sukses. Juventinët nuk janë dorëzuar dhe do të ofrojnë 50 milionë në verën e ardhshme për shërbimet e brazilianit.

Raportet e mira të Marcelos me Ronaldon besohet se do të luajnë rol të rëndësishëm për arritjen e marrëveshjes me lojtarin.

Marcelo u zëvendësua nga Lopetegui në ndeshjen e fundit dhe nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin e trajnerit dhe në rast se raportet vazhdojnë të jenë të tilla gjasat për Juventusin janë reale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme