Google ADS

Vlera e shitjes së një shishe uiski japoneze thyen rekord

21:28 | 28 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Të premten e kaluar, një shishe e vogël uiski japoneze Yamazaki 50 vjeçare u shit për 343,318 dollarë (HK $ 2,695,000) në Bonhams Whisky Sale në Hong Kong.

Vlera e shitjes ka thyer rekord pasi ka tejkaluar vlerën e shitjes së një shishe tjetër prej 229,310 dollarësh, transmeton portali arbresh.info

Kjo konsiderohet një ndër shishet më të shtrejta të shitura ndonjëherë.

Identieti i blerësit nuk është bërë i ditur.

Uiski i cilësisë së mirë Yamazaki në këto ankande është prodhuar nga gjigandi japonez Suntory i pjekjes dhe distilimit në degën e saj Yamazaki në Prefekturën Osaka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme