Google ADS

Rrufeja godet aeroplanin e linjës Antalya-Prishtinë

21:20 | 28 Gusht 2018
M. A.

Një moment të frikshëm kanë përjetuar dje disa nga udhëtarët e linjës ajrore Antalya-Prishtinë.

Derisa aeroplani i kompanisë “Pegasus” po vinte me turistët kosovarë nga Turqia papritmas është goditur nga rrufeja e cila ka lenë edhe gjurmët në krahët e aeroplanit.

Njëri nga udhëtarët e kësaj linjë ka thënë për Indeksonline se ishte një moment i frikshëm sepse nuk e dinin se çfarë do të ndodhë tani me aeroplanin dhe pasagjerët.

“Pas pak kohë nga dritarja i pash edhe gjurmët e rrufesë në krahët e aeroplanit. Por pavarësisht kësaj goditje nuk ndryshoi asgjë në motorët e aeroplanit dhe ne ateruam shendosh e mirë në Prishtinë”, ka thënë njëri nga udhëtarët e kësaj linje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme