Sejdiu: Vettingu është i domosdoshëm, duhet bërë pastrimi i drejtësisë

19:59 | 28 Gusht 2018
V. S.

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu në një intervistë për Telegrafin, ka folur për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Duke komentuar listën e fryrë të veteranëve dhe letrën e dorëheqjes të ish prokurorit Elez Blakaj, Sejdiu ka thënë se vettingu është i domosdoshëm.

“Si PSD para dhjetë ditësh në konferencë për media kemi dalë me kërkesë për vetting. Vettingu është i domosdoshëm, duhet bërë pastrimi i drejtësisë, pa vetting sistemi prokurorial dhe i gjyqësisë nuk mund të ecë përpara”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se protestat e shoqërisë civile janë e drejtë demokratike dhe se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë për çdo gjë që ata e konsiderojnë si të dëmshme për mirëqenien e tyre.

Sejdiu ka thënë se gjuha e kryeministrit Ramush Haradinaj e përdorur në drejtim të Blakajt, është e papranueshme dhe se për këtë kanë kërkuar largimin e sa më shpejt të kësaj qeverie. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme