Në Serbi rreth 55% e popullsisë është në favor të aderimit të vendit në BE, krahasuar me 21% kundër, theksoi ministrja për Integrimin Europian, Jadranka Joksimoviç, sipas një sondazhi periodik të kryer nga departamenti i saj.
Joksimoviç tha se ishte i kënaqur me rritjen prej 3% pro hyrjes në Bashkimin Europian në gjysmën e dytë të vitit 2017 duke patur parasysh se në dy vitet e fundit përqindja e favorshme për BE varionte midis 42 dhe 47.
Për Joksimoviçin, studimi më i fundit tregon një rritje të shkallës së maturimit të qytetarëve serbë dhe vetëdijes rreth procesit të integrimit europian.
Sipas saj, përfitimet më të mëdha që popullata i sheh me anëtarësimin e mundshëm është një e ardhme më e mirë për rininë, mundësi për vende të reja pune dhe liri qarkullimi brenda BE-së, përcjell Atsh.
Nga studimi u vu re vëmendja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit, reformën në sistemin shëndetësor, shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e mjedisit./ /os/ a.jor./ATSH/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...