Të gjitha palë e përfshira në konfliktin e përgjakshëm të Jemenit mund të kenë kryer krime lufte përfshirë sulme ajrore vdekjeprurëse, dhunën seksuale dhe rekrutimin e fëmijëve ushtarë, tha të martën Kombet e Bashkuara.
Një ekip i hetuesve të mandatuar nga OKB tha në një raport se kishte “baza të arsyeshme për të besuar se palët në konfliktin e armatosur në Jemen kanë kryer një numër të konsiderueshëm shkeljesh të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, transmeton portali arbresh.info.
Shumë prej këtyre shkeljeve mund të përbëjnë “krime lufte”, tha raporti, duke treguar për paraburgim arbitrar, përdhunim, torturë dhe rekrutim të fëmijëve të rinj deri në tetëvjeçarë për të luftuar.
Kamel Jendoubi, i cili kryeson ekipin e OKB-së, tha se hetuesit kishin identifikuar një numër të autorëve të supozuar.
“Një listë konfidenciale e këtyre individëve do t’i paraqitet sot Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ai u tha gazetarëve në Gjenevë./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?