FFK konfirmon se ndeshja Kosova – Ishujt Faroe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”

18:36 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FFK ka kërkuar nga mediat të bëjnë akreditimin e tyre, për dy ndeshjet e shtatorit që luhen në Kosovë, raporton Gazeta Olle.

Më 7 shtator, Kosova U-21 përballet me Republikën e Irlandës U-21, takim që vlen për kualifikimet për Kampionat Evropian, kurse tri ditë më vonë Kombëtarja A pret Idhujt Faroe në ndeshjen e dytë të grupic C të Ligës së Kombeve.

Takimin e parë Kosova A e luan me Azerbajxhanin më 7 shtator në Baku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme