Tahiri: Pakoja e ligjeve të reformës në administratë kalon javën e ardhshme

17:01 | 28 Gusht 2018
M. A.

Kordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka njoftuar se pakoja e ligjeve të reformës në administratë do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Këtë njoftim e ka bërë në FB pas pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

“Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian u zotuam se Pakoja e ligjeve të reformës në administratën e shtetit do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Poashtu, në këtë forum fola për dinamizimin e punës rreth reformave dhe finalizimin e projektligjit për inspektimet e përgjithshme”, tha Tahiri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme