MMPH ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas inspektimit në terren nga Inspektorati i MMPH-së, të cilët kanë konstatuar se subjektet që kanë ndërtuar pa leje në zonën e liqenit të Batllavës nuk i janë përmbajtur vendimit të vitit 2017 për largimin e tyre.
“Inspektorati i MMPH-së pas Inspektimit të datës 14 gusht 2018 ka konstatuar se nuk ka pasur asnjë largim të këtyre objekteve, andaj me këtë rast janë lëshuar 48 vendime për subjektet të cilat kanë ndërtuar në mënyra të paligjshme pranë liqenit të Batllavës”, deklaroi Matoshi.
Me këto vendime, sipas Matoshit, janë urdhëruar pronarët e objekteve që në afat prej 7 ditës të bëjnë largimin e tyre.
“Po ashtu me këto vendime janë urdhëruar që pronarët të bëjnë edhe rehabilitimi dhe pastrimin e terrenit dhe sipërfaqeve ku janë të vendosura objektet. Në rast se pronarët e objekteve nuk veprojnë sipas vendimeve në fjalë, MMPH do të marrë masa konform ligjeve për rrënimin – largimin e objektit dhe shpenzimet do t’i bartin pronaret e objekteve”, tha ai.
Këto vendime janë bazuar në Ligjin Nr. 04/L-147 për Ujërat në Kosovë, Ligjin Nr. 04/L-175 për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit, Udhëzimin Administrativ të MMPH-15/2017, si dhe Vendimit të Qeverisë me Nr. 17/127, të datë 24.04.2013, për caktimin e zonave të mbrojtura dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor sipërfaqësor – Akumulacioni i Batllavës.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante