Trajneri i Majlinda Kelmendit nuk duron më, godet ashpër

13:20 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Kaluan pothuajse më shumë se dy vitet dhe nuk po ndërtohet palestra nacionale e xhudos në Pejë, kjo e ka revoltuar shumë edhe trajnerin më të mirë shqiptar, Driton Kuka sepse ndihet edhe si i mashtruar në këtë rast.

“Dojo Ruskahall Papendal…
Qendra Olimpike në Holandë ku stërvisin sportistët Elitar me kushte ideale! Në Pejë u premtua Qendra Nacionale e xhudos më 2016 por si duket po del të jemi mashtruar.

Po luhet pingpong me Federatën e xhudos, disa akterë po e hudhin topin tek njëri tjetri. Nëse nuk ndërmerret diçka shpejt atëherë Federata do marr një vendim që të përkrahet ndryshe ky projekt!”, shkruan Kuka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme