Ministria e Mjedisit nxjerr udhëzim për procedura për leje ujore

13:04 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, përmes së cilit parashihet hapja e rrugëve për shfrytëzimin racional të resurseve ujore të Kosovës.
Me rastin e nënshkrimit të këtij udhëzimi, u.d ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi, tha se ky udhëzim do të krijojë bazë ligjore dhe do të ndikojë në menaxhimin e resurseve ujore.

“Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, do të rregullojë gjendjen e përgjithshme të menaxhimit të qëndrueshme të resurseve ujore dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit duke krijuar kështu bazë të mirëfilltë ligjore për një konkurrencë të denjë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë fushë”, deklaroi Matoshi.

Ky udhëzim sipas u.d ministrit Matoshi, ka për qëllim edhe rregullimin e procedurave aplikuese për akte ujore, strukturimin e procedurave shqyrtuese të kërkesave lëndore për shfrytëzimin e resurseve ujore në aspektin administrativ e teknik si dhe përcaktimin e kritereve shqyrtuese të pakos së dokumentacionit të parashtruara me aplikacion.

Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore, po ashtu ka për qëllim krijimin e mekanizmave efikase për mbikëqyrjen e ushtrimit të aktiviteteve të operatorëve në resurse ujore, përmes administrimit sipas detyrës zyrtare, përmes Urdhëresës Ujore.

Ndër tjerash, ky udhëzim përmban edhe dispozita që përkufizojnë procedurat e veçanta të lëshimit të Kushteve Ujore, Pëlqimit Ujor, Lejes Ujore dhe Urdhëresës Ujore pastaj lartësinë e tarifave administrative dhe lejet e operatorit për kyçje në rrjetin e infrastrukturës ujore.

Udhëzimi Administrativ për Procedurat për Leje Ujore është i sistemuar në 7 kapituj e 36 nene dhe 7 shtojca që paraqesin në tersi koherente normative, me qëllim të pasqyrimit adekuat të tërë kompozicionit të Udhëzimit dhe qasjes sa më të lehtë në përmbajtjen e tij duke respektuar parimet themelore të përcaktuara me Udhëzim Administrativ Nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme