Sipas Golës, lejimi i vizitës së serbëve pa kërkim falje për krimet ndaj shqiptarëve në Gjakovë është provokim dhe poshtërim për qytetarët Gjakovës.
“Kandiq paska kërkuar nga Thaçi që me u leju serbet t’i vizitojnë shtëpitë e veta në Gjakovë. E Thaçi, si Thaçi. Nejse. Kandiqit i premtoj që do të përplasem personalisht me gjakovarët vetëm për t’ua mundësuar qytetarëve serbë t’i vizitojnë shtëpitë e tyre dhe tempullin e tyre të shenjtëe, me dy kushte: së pari, në mesin e vizitorëve serbë s’duhet të këtë kriminele, që i kanë shpëtuar drejtësisë dhe në çfarëdo mënyre i kanë të ndotura duart me gjakun e gjakovarëve dhe së dyti të gjithë vizitorët me një pankartë të madhe dhe të ngjitur në mjetet e tyre të transportit, të kërkojnë falje për krimet e kryera nga bashkëkombësit e tyre serbë si shprehje e keqardhjes dhe solidarizimit njerëzor, tej etnik, ndaj bashkëqytetarëve gjakovarë – nëse vazhdojnë me i përjetua si bashkëqytetarë, e jo si uzurpatorë historikë të vendit të tyre të shenjtë. Përndryshe, do e cilësojmë si provokim te radhës dhe përpjekje për poshtërim të qytetarëve të Gjakovës. E reagimi dihet”, ka shkruar Gola në Facebook.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...