Përkrah 37 seancave të planifikuara, gjykatësja Dobrilla Kacarska dje planifikoi edhe 28 termine për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Së bashku tani pritet të mbahen 65 seanca gjyqësore.
Seanca e djeshme ishte e fundit në të cilën mbrojtja i tha fjalët hyrëse, ndërsa të gjithë 31 të akuzuarit për terrorizëm u deklaruan të pafajshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 31 gusht me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria. Si dëshmitarë janë thirrur Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.
Gjykimi për këto ngjarje filloi javën e kaluar me fjalët hyrëse të prokurores Villma Ruskovska dhe avokatëve të të akuzuarve.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin