Google ADS

Muzikë të qetë para gjumit që të parandaloni sulmin në zemër

01:17 | 28 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Në qoftë se dëgjoni muzikë medituese para se të flini mund të parandaloni sulmet vdekjeprurëse në zemër, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Dëgjimi i tingujve të qetë dhe meditues para se t’ju zë gjumi rritë ndryshueshmërinë e ritmit të zemrës. Kjo definohet si koha në mes të rrahjeve të zemrës dhe tregon aftësinë e zemrës që të ndryshoje shpejtësinë e pompimit të gjakut si përgjigje ndaj rrezikut apo periudhave të relaksit.

Studimet paraprake kanë treguar se ndryshueshmëria e ulët e ritmit të zemrës rritë rrezikun për të pësuar sulm në zemër për 45%.

Mjeku Naresh Sen nga India ka thënë se dëgjimi i muzikës relaksuese para gjumit është terapi e thjeshtë dhe nuk ju bën dëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme