Shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca, thotë se gjuha e kryeministrit Ramush Haradinaj, sidomos në rastin e prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakaj, dhe ndaj liderit të partisë së tij, Albin Kurti, është shqetësuese.
“Një kryeministër që e lë një dokument të shkruar, me nënshkrim, ku i tregon prokurorit qysh duhet të bëjë hetime, është një dokument turpi, i ndërhyrjes së qeverisë në sistemin e drejtësisë. Ky e di se nuk do të ishte kryeministër tamam nëse nuk e kontrollon edhe drejtësinë. Është shumë shqetësuese kjo për arsye se një vend që ndërtohet në parimin e ndarjes së pushteteve, një kryeministër që i tregon prokurorit çfarë duhet të bëjë, tregon se kryeministri ynë ose nuk ka haber mbi konceptin e sistemit politik, ose edhe më keq, e kupton se pushtetet janë të ndara dhe qëllimisht ndërhyn në sistemin e drejtësisë. Fakti se ka ndërhyrë tregon se përmes këtij hetimi, prokurori special e ka prekur problemin në nerv sepse të gjithë këta që po reagojnë, Haradinaj e Veseli, po tregojnë se afera e veteranëve të rrejshëm është projekt politik, është një marrëveshje politike mes burrështetasve, që përkthehet në maksimizim të votave. Nga qershori i vitit të kaluar, kur e panë se VV po del partia e parë, ka filluar kjo aferë, duke fryrë lista për të krijuar njerëz që të fitojnë pensione të pamerituara. Ky nuk është vetëm dëm politik, por edhe ekonomik – si të vjedhësh një tender, por në kuptimin moral e politik është edhe më e rëndë. Më e rëndë sesa dhënia e 53 milionë eurove për Bechtel Enkës, sepse prek themelin e vlerave të lirisë sonë. Të gjithë ata dëshmorë, e gjithë ata veteranë që kanë kapur pushkën, të dalin 28 mijë veteranë të cilët ose janë futur aty për shkak se janë akraba të komandantëve apo burrështetasve, mbi të gjitha të Veselit e Haradinajt, apo edhe që kanë blerë, është turpi i turpit të pasluftës. Komandantët e luftës janë komandantë të veteranëve të vërtetë, por në paqe u bënë komandantë të veteranëve të rremë”, theksoi Konjufca./Koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...