Reality show i ri që nis në Poloni këtë vjeshtë do të sjellë një ide të parrahur me parë: pjesëmarrësit e tij do të udhëtojnë bashkë me emigrantët përgjatë gjithë rrugës së tyre në Europë duke përfunduar në Irak.
“Kthehuni andej nga keni ardhur”, është titulli i show-t në të cilin 6 persona do te jetojnë për pothuajse një muaj si refugjatë dhe me refugjatët.
Ata, sipas televizionit TVN, do të udhëtojnë vetëm me pasaporta, një dorë parash e telefonat celularë përmes Gjermanisë, Austrisë, Hungarisë e Serbisë përpara se të mbërrijnë në Greqi ku do të ngjiten ne bordin e një anijeje që do të përshkojë Mesdheun. Pjesëmarrësit do të qëndrojnë ca kohë edhe në një kamp refugjatësh dhe do ta përfundojnë udhëtimin e tyre në rajonin kurd të Irakut.
6 shtetasit polakë të përzgjedhur për këtë eksperiencë të rrallë e të vështirë ndajnë mendime të ndryshme mbi krizën e emigracionit, por një gjë është e sigurt sipas rrjetit organizues: ky ka për të qenë njëri prej udhëtimeve më të vështira të jetës së tyre.
Publiku do të pres e të shohë sesi do ta ndryshojë një rrugëtim i tillë këndvështrimin mbi pjesëmarrësit, por edhe nëse do t’ua prekë atyre vetë perceptimin që kanë për jetën.
Kritikët ndërkohë i kanë akuzuar producentët e “Go Back to Where You Came From” se po shfrytëzojnë vuajtjet e emigrantëve për përfitime komerciale./TCH/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës