Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që e quajti absurde thirrjen e seancës së jashtëzakonshme nga opozita, për dialogun me Serbinë.
Përmes një postimi ne facebook, Deda ka thënë se “nervoza e Kadri Veselit dëshmon që Kuvendi me një shumicë të madhe të votave do ta hedh poshtë “korigjimin”/ndarjen/këmbimin e territoreve”.
Postimi i plotë:
Nervoza e Kadri Veselit dëshmon që Kuvendi me një shumicë të madhe të votave do ta hedh poshtë “korigjimin”/ndarjen/këmbimin e territoreve. Ai mundet vetëm të vendosë a do ta përkrahë Thaçin me margaritarin e fundit të këtij të fundit që “nuk duhet të jemi të burgosur të kufijve të Jugosllavisë”, apo do ta mbrojë tërësinë territoriale të shtetit tonë./arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...