Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, femrat mesatarisht mund ta mbajnë fshehtësinë 32 minuta, ndonëse bindshëm premtojnë se do ta mbajnë gojën e mbyllur për atë fshehtësi.
Hulumtimet e reja që i ka bërë një kompani e produkteve kozmetike duke intervistuar 3.000 femra, ka treguar se rreth 85 për qind e femrave nuk mund të mbajnë fshehtësinë, pavarësisht se sa e rëndësishme ose e ndjeshme është ajo.
Më së shpeshti, informatën e marrë e ndajnë me partnerin, shoqen ose nënën.
Gjysma e të anketuarave thotë se pas ndarjes së fshehtësisë ndjehen më lehtë, ndërsa 13% e tyre thotë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për ti përhapur thashethemet.
Rreth 40% e femrave thonë se është në rregull të ndahet ndonjë fshehtësi me person të huaj, mirëpo, rreth 25% thonë se i brenë ndërgjegjja për keqpërdorimin e besimit që personat tjerë kanë pasur.
Kjo anketë ka treguar se femrat, në të vërtetë kalojnë nëpër periudhë të mundimshme gjersa përpjekën që ta ruajnë fshehtësinë e tjetërkujt.
Ato këtë mund ta bëjnë më së shumti gjysmë ore, gjersa rrjetet shoqërore dhe teknologjitë e reja vetëm se ua “lehtësojnë punën”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...